Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihen në aksident 3 makina në Lezhë, 2 të plagosur


Aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen gurra të Lezhës,ku u përplasen 3 automjete, njëra prej te cilave eshte përmbysur ne rruge.

 Sipas te dhënave 2 persona kane mbetur te lënduar dhe janë dërguar për mjekim ne spitalin rajonal te Lezhë, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave te bardha jashtë rrezikut për jetën.

 Policia e cila ka mbërritur menjëherë ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti nga i cili është bllokuar dhe aksi i vjetër rrugor Lezhë-Milot.