Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina dhe Evropa do e fitojnë luftën në Ukrainë ‘me ose pa Gjermaninë’ – Kryeministri polak kritika Berlinit


Ukraina dhe Evropa do dalin fitimtare ndaj Rusisë në luftën e saj në Ukrainë ‘me ose pa Gjermaninë’, tha të dielën kryeministri i Polonisë.

“Unë përpiqem të peshoj fjalët e mia, por do ta them troç. Ukraina dhe Evropa do ta fitojnë këtë luftë, me ose pa Gjermaninë,” i tha Mateusz Morawiecki Agjencisë Polake të Shtypit (PAP), duke shtuar se i takon Berlinit nëse do bashkohen me misionin e ndalimit të Rusisë apo do e shohë në mënyrë pasive, gjë që ai tha se do t’i dënojë ata të jenë në anën e gabuar të historisë.

Komentet e Morawieckit erdhën pas një takimi të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Gjermani të premten, ku aleatët e Kievit premtuan mbështetje të mëtejshme ushtarake për vendinr, por nuk arritën të rregullojnë dërgimin e armëve të rënda si tanket, shkruan Anadolu Agency.

“Ka kaluar pothuajse një vit nga shpërthimi i luftës…Dëshmitë e krimeve të luftës të ushtrisë ruse mund të shihen në televizion dhe në YouTube. Çfarë më shumë i duhet Gjermanisë për të hapur sytë dhe për të filluar të veprojë në përputhje me potencialin e shteti gjerman”, pohoi ai, duke e quajtur pozicionin e Gjermanisë ‘të papranueshëm’.

Ai tha gjithashtu se Polonia po punonte ngushtë me SHBA-në dhe ndërtoi një koalicion shtetesh evropiane për të mbështetur Ukrainën. Presioni është rritur mbi Gjermaninë për të pajisur Ukrainën me tanke Leopard 2, por Berlini deri më tani është larguar nga çdo angazhim.

Disa vende, duke përfshirë Poloninë dhe Finlandën, kanë premtuar të dërgojnë tanket e tyre Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë, por kërkojnë lejen e Berlinit për ta bërë këtë.