Vendosni fjalën kyçe....

Dy operacione anti-drogë në Shkodër, arrestohen 7 persona, sekuestrohen 5.6 kg kanabis


Policia e Shkodrës ka kryer brenda 12 orëve të fundit, 2 operacione antidrogë, të koduara “Bleran” dhe “Sheshi”.

Nga operacionet janë vënë në pranga 7 shtetas si dhe u sekuestruan rreth 5.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjatë operacionit policor “Bleran” u arrestuan në flagrancë shtetasit P. A., 62 vjeç dhe D. A., 33 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bardhaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur rreth 5.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

-Gjatë operacionit policor të koduar “Sheshi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. V. dhe E. V., të dy 19 vjeç, R. P., 26 vjeç dhe R. P., 22 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe R. K., 22 vjeç, banues në Golem, pasi shërbimet e Policisë, në afërsi të sheshit ”Prek Cali”, kanë ushtruar kontroll në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe si rezultat kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të përgatitur gati për shitje.

Nga veprrimet hetimore dyshohet se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktiviteteve kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.