Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet shkaktojnë probleme në disa zona, bllokohet aksi Bogë-Theth nga orteqet e dëborës, prani inertesh e uji në disa të tjera


Reshjet e shiut të cilat kanë vazhduar gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit kanë sjellë rënie gurësh të cilat kanë sjellë bllokime të disa rrugëve.

Emergjencat Civile kanë dhënë informacion mbi situatën e shkaktuar nga reshjet e shiut dhe borës në të gjithë vendin.

Në aksin Tamarë-Vermosh ka prani të gurëve dhe inerteve. Prani të inerteve ka edhe në aksin Shkodër-Koman por rruga mbetet e kalueshme.

Në aksin rrugor Shkodër-Prekal, ka vërshim të ujit, por rruga mbetet e kalueshme. Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me reshje dëbore. Në aksin Bogë-Theth është e pamundur ndërhyrja pranë zonës së tuneleve panoramike ku për shkak të orteqeve të borës, është bllokuar rruga. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në disa prej akseve po punohet për të hequr dëborën nga rruga.

Sipas informacionit te DVP, situata ne akset rrugore është si me poshtë:

1-Aksi Shkodër-Koman ka vende me mbetje inertesh po punon firma e kalueshme rruga.

2-Aksi Shkodër-Vermosh ka dëborë po e kalueshme me zinxhir

3-Akset rrugore ne Bashkinë Puke Fushe arrëz pa probleme

4-Aksi rrugor Shkodër-Prekal ka vërshim uji ne rruge por e kalueshme

5-Aksi rrugor Shkodër-Theth e kalueshme ka prani debore levizjet vetem me zinxhire

Vazhdojnë reshje shiu dhe dëbore ne Qarkun Shkodër deri tani pa probleme.

Gjate natës nuk është regjistruar asnje telefonate për ndihme ne Sallen Operative te DVP.

Nga Autoriteti Verior informohemi se ne aksin H.Hotit-Tamare-Vermoh ka rënie gurësh dhe inertesh ne rruge .

Po punohet për pastrimin e tyre me puntore e mjete.

Ne aksin Boge-Theth nga reshjet e shumta te bores ka patur orteqe bore ne zonen e tuneleve panoramike te cilët kane shkaktuar bllokim te rrugës.

Momentalisht është e rrezikshme qe te ndërhyhet pasi rrëshqitjet e bores nga mali janë te vazhdueshme. Akset e tjerë nuk kane probleme me qarkullimin.

Ne aksin Tamare -Vermosh, me rënien e temperaturave, reshjet e shiut janë krhyer ne reshje bore. Punëtorët e manovratorët po punojnë për pastrimin e karrexhates nga bore.

Nga OSHE, informohemi se ka Shume probleme te cilat po përpunohen për te bere  nje përmbledhje , ka pasur problem edhe Linja e OST 110 qe furnizon Bushat – Lezhe.

Probleme ka ne Fushe Arrez, Vau Dejes, Rrenc, Dajc e Trush si dhe Zagora me kelmendin

Ne Bashkinë Shkodër, ne oren 08.00 te datës 19.01.2023 paraqitet si me poshte:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 6.20 m nuk ka ndryshim me oren 19.00 te datës 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 7.85 m me nje rritje prej 23 cm me oren 19.00 te datës 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur ne Bashkinë Shkodër është 1000 Ha, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme.

Njësia Administrative Dajç:

Fshatrat Mushan,Shirq,Suka Dajç janë pa energji elektrike.

Pjesa me e madhe e Njësisë Administrative Velipoje është pa energji elektrike.

Njesia Administrative Ana e Malit:

Sipëfaqja e përmbytur është 1000 Ha, ka rritje me 600 Ha nga ora 19.00 e datës 18.01.2023

Rruga e Obotit e kalueshme vetëm me mjete te larta.

Fshati Obot është pa energji elektrike.

Ujesjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Kerkohet nje mjet ushtrisë i kalueshmërisë se larte ne rrugën e Obotit, se bashku me 4 forca ushtarake.

Grupet e EC te Bashkisë Shkodër janë ne monitorim te vazhdueshëm te situatës.

Ne Bashkinë M. Madhe gjatë natës ka patur reshje te vazhdueshme ku si rrjedhojë e reshjeve te rena ka patur futjen e ujit ne 2 banesa ne njad. Kastrat.

Ne njad. Shkrel, Kelmend  e Kastrat nuk ka patur energji elektrike.

Akset rrugore janë te kalueshme por ne ato rurale ka prezence te ujit ne disa akse

Ne Qafthore ka patur reshje bore por kontraktoret e kane mbajtur te hapur aksin

Ne Bashkinë Puke qe ne oren 5 .00 te mengjesit te sotem ka reshje te dendura shiu dhe ere,  vijon te kete demtime ne rrugë auto rurare,  shembje rreshqitje   dhe prurje dherash,  energjia elektrike është me nderprerje te herpashershme ne njesite Administrative

Ne Bashkinë Vau Dejes  Rreshjet e shiut vazhdojne me intensitet te larte ne teritorin e Bashkise Vau-Dejes..Energjia elektrike është nderprere ne njesite Hajmel, Vig Mnele,Temal dhe Shllak dhe ne disa fshatra te Njesise Administrative Vau Dejes. Ka pasur rreshqitje dherash dhe guresh,ne rrugë rurale, prurje te medha ne përroje.Ura e Gjinajve ne Njesine Vig Mnele vazhdon te jete ne rrezik.  Ne Bashkinë Fushe-Arrez, vazhdojnë reshjet e dendura te shiut te shoqëruara me era te fuqishme dhe shterngata.

Vazhdoim te kemi probleme me rrugë ku ka shkarje gurësh  dhe dherash dhe rreshqitje te trupi te rrugës ne aksin Bardhet-Iballe. Gjithashtu kemi pasur probleme me furnizimin me energji elektrike ne disa fshatra te Njesive Iballe, Fierz, Qafe-Mali dhe Blerim. Shkarkimet nga Hecet, janë ulur nga 900m3 qe ishin dje ne 500m3