Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Lirisë voton Kryesinë e re, 33 kandidatë në garë


Sot është mbajtur i pari takim i Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, ku do të zgjidhet Kryesia e re, Zëvendëskryetari i ri, Sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarët. Sikurse bëhet me dije nga zyra e shtypit e PL-së, për Kryesinë e re, janë 33 emra nga të cilët do zgjidhen 22 prej tyre.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së, deri më tani është votuar dhe si kryetar zgjedhur i këtij komiteti Edmond Haxhinasto. Ndërkohë kanë nisur votimet për postet e tjera.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, pritet të rikonfirmohet në detyrë Tedi Blushi.