Vendosni fjalën kyçe....

Kardinali Ernest Troshani mesazh për Fitër Bajramin: Lutemi që popujt të jetojnë në paqe, aq më tepër në Lindjen e Mesme


Kardinali Ernest Troshani ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë që festojnë Fitër Barjamin. Mesazhi i tij është për sa më shumë paqe mes popujve, veçanërisht në Lindjen e Mesme ku konfliktet janë të vazhdueshme.

“Pas disa ditësh lutje të forta agjërimesh për dashurinë e të madhit Zot, erdhi dita kur Bajrmami shkëlqen zemrat e popullit mysliman. Me e njoft Zotin, me e dashtë Zotin. Kjo ditë kur gjithë popujt mysliman, objektiv kryesor është të pastrosh shpirtin. Nuk e kemi përjetësisht jetën, por jeta na pret të gjithëve për lumninë qiellore. Feja bashkon popullin për më shumë paqe e begati. Lutemi që të gjithë popujt të jetojnë në paqe, aq më tepër në Lindjen e Mesme që të bashkohen, zemrat, mendjet. Ju uroj të gjithëve Bajramin e madh, paqe dhe harmoni në popullin tonë dhe të presim dritën që vjen nga qielli.”- tha Kardinali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *