Vendosni fjalën kyçe....

Bonusi i bebes/ Rama: Mbi 15 mijë e 800 fëmijë përfituan në 5 muajt e parë të vitit


Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një postim për bonusin e bebes dhe familjet që kanë përfituar përgjatë muajve të parë të këtij viti.

Rama shkruan se vetëm 5 muajt e parë të vitit kanë lindur 15 837 fëmijë, të cilët kanë përfituar bonusin e bebes prej 40 mijë lekësh.

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë.”- shkruan kryeministri Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *