Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas personin me biçikletë në Tiranë, 65-vjeçari dërgohet në spital


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:10, në rrugën “Gjin Bue Shpata” në kryeqytet.

Personi me biçikletë ishte një 65-vjeçar me inicialet V.SH. Ai është dërguar në spital.

“Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:10, në rrugën ‘Gjin Bue Shpata’ mjeti me drejtues I. S., ka përplasur biçiklistin shtetasin V. Sh., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Pesë minuta më vonë një tjetër aksident është regjistruar në kryeqytet, këtë radhë në Qafë Kashar ku një makinë ka përplasur një grua 55-vjeçare e cila lëvizte në këmbë. Edhe ajo është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:15, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thotë policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *