Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Fier, plagoset një person


Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur në Fier pas të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi pranë ish-QTU-së ndërsa i plagosur ka mbetur Dashamir Muçaj.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i plagosjes është Altin Nika, i cili është shpallur në kërkim.

Njoftimi

“Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij. Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.”