Vendosni fjalën kyçe....

“Kanë bërë tender 2 milionë lekë për qeleshe. Të trefishohet buxheti i ndihmës” – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, i ka bërë thirrje qeverisë që t’i vijë në ndihmë ço qytetari që ka nevojë duke shtuar se duhen rritur testimet në popullatë në mënyrë që sakrifica që po bëjnë qytetarët të mos shkojë dëm.

Në video-konferencën me gazetarët, kreu i PD-së tha se qeveria duhet ta trefishojë paketën e ndihmës ekonomike në mënyrë që të arrihet të paktën niveli i Kosovës.

“Kjo që po kërkojmë është e arsyeshme dhe e zbatueshme dhe prioritet i qartë është të anulohet çdo shpenzim tjetër. Mbrëmë, kemi parë diçka sa qesharake, aq dhe të tmerrshme. Kosova ka vënë në dispozicion 170 mln euro, kurse Shqipëria ka vënë në dispozicion një të tretën e kësaj shume, edhe pse ka buxhet 2-fish më shumë se Kosova. Bizneset janë në panik. Të vendosen fonde mjaftueshëm për biznesin. Janë të shumtë shqiptarët në vështirësi ekonomike. Një nga mediat online ka publikuar një tender të 9 marsit – të hapur më 6 mars të hënën dhe të mbyllur më 9 mars të premten – për blerje qeleshesh! Qeleshesh! Janë blerë qeleshe me një vlerë prej afro 2 milionë lekësh të vjetra! Tregon mentalitetin, tregon gjendjen mendore totalisht të gabuar në këtë situatë. Do të thoni ju po çfarë janë dy milionë lekë?! Po janë të mjaftueshme, që të mos kemi si ajo nëna që dëgjuam në Vlorë që tha mbrëmë, kam pirë ujë me sheqer!”–  tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *