Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 96 numri i viktimave në Greqi nga koronavirusi


Tre persona të tjerë humbën jetën  nga koronavirusi në Greqi. Ata janë një grua 60-vjeçare në Selanik dhe dy burra të moshës 60 dhe 61 vjeç në Athinë.

60-vjeçarja u kurua në spitalin AHEPA në Selanik, pasi u transportua nga Ptolemaida më 3 prill.

Ndersa 60-vjeçari, i cili po kurohej në Spitalin Sotiria, vuante nga kanceri, dhe  61-vjeçari, i cili po mjekohej edhe ai në të njëjtin spital në Njësinë e Kujdesit Intensiv, raportohet se ishte ish-duhanpirës.

Me këto tre humbje të fundit, numri i viktimave të virusit vdekjeprurës në vendin fqinj arrin në 96.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *