Vendosni fjalën kyçe....

Pas Lushnjës, shpërthim me tritol edhe në Fushë Krujë


Një tjetër shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në vend, pas rastit të regjistruar në Lushnjë.

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Magaze” të Fushë Krujës.

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer ne një banesë ku sipas të dhënave paraprake nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”-njofton policia