Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi pyetet cilën PD do regjistrojë KQZ-ja për zgjedhjet e 14 majit: E vendos gjykata


Teksa Grupi i Rithemelimit të PD-së ose siç njihet ndryshe PD-ja e Berishës dhe pjesa e PD-së së Alibeajt po përplasen në gjykatë për statutin e partisë e vulën e saj zyrtare, kreu i KQZ-së Celibashi tha sot se institucioni që drejton do regjistrojë për zgjedhjet e 14 majit, PD-në që do njohë gjykata.

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se KQZ-ja do vlerësojë ligjshmërinë e dokumenteve që do vijnë lidhur me këtë çështje.

“Ka një forcë politike që e ka emrin PD. Deri në momentin që ne flasim është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kemi komunikime edhe me Ivi Kason. Ne do vlerësojmë legjitimitetin që do të sjellë dokumentacion në KQZ. Në kuptimin që është apo ky person me tagrin për të sjellë në emër të PD-së. Sot është përfaqësuesi i PD-së në KQZ, janë përfaqësues Logu dhe Sefa. Do jenë këto në vijim nuk e them dot por autorizimi që ato kanë është në përputhje me kodin zgjedhor. Do vlerësojmë legjitimitetin e atij që paraqet kërkesën dhe ky legjitimitet merret nga Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë. Kjo është një çështje që nuk e vendos KQZ. Këtë nuk e vendos KQZ është një institucion tjetër.” – u shpreh Celibashi.