Vendosni fjalën kyçe....

Përcaktohet  formula e përbërjes së KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit


Partia Socialiste do ketë kryetarin në të gjitha KZAZ-të me numër çift për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa Partia Demokratike do ketë kreun e KZAZ-ve me numër tek.

Kjo është vendosur pas shortit të hedhur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Për sa i përket përbërjes së KZAZ-ve, ato do kenë dy anëtarë të propozuar nga Partia Socialiste, dy nga Partia Demokratike, 1 nga Partia Socialdemokrate dhe një nga Partia e Lirisë. Anëtari i shtatë do zgjidhet me short mes PS-së e PD-së.

Megjithatë nuk është përcaktuar ende se kush do i propozojë anëtarët e KZAZ-ve nga ana e PD-së duke qenë se gjykata nuk ka vendosur ende se kujt i përket zyrtarisht selia blu, grupit të Berishës apo atij të Alibeajt.