Vendosni fjalën kyçe....

“Po ta dija do i kisha denoncuar vetë” – Burri i pastrueses që u arrestua për vjedhjen e banesës së ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt


Bashkëshorti i Rozeta Dobit, pastrueses që akuzohet për vjedhjen e banesës së Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt kur ky ishte ministër Financash, ka mohuar të ketë pasur dijeni për atë që ka ndodhur.

Në një intervistë për News24, Spartak Dobi, tha se nëse do e dinte për vjedhjet do i kishte denoncuar vetë ndërsa shtoi se i biri është përdorur nga e shoqja për grabitjet e kryera.

“Nuk kisha dijeni për të vjedhjet, por punonte punëtore ne banesa pastruese neper shtëpi. Kishte 13 vjet qe punonte. Se di ne cilat banesa kane punuar gruaja. Por e di qe tek kjo gruaja njëherë e kam takuar, se mbaj mend me se është e ndare dhe me te shoqin dhe s’me hyn ne pune..Po ta dija do denoncoja vete. Djali është përdorur nga bashkëshortja për të kryer këto vjedhje. Ata ishin në gjendje të rënduar psikologjike. Bashkëshortja s’e ka pranuar e vetme fajin, por ka përfshirë dhe djalin e saj.” – tha Spartak Dobi.

Ai pohoi më tej se bashkëshortja e tij ka punuar në banesat e zyrtarëve të lartë ndërsa theksoi se në dijeninë e tij ajo nuk ka vjedhur ndonjëherë.

“Po, ka punuar në banesa të zyrtarëve të lartë. E merrnin se ishte pastruese e mirë. Unë se di si e ka pas, ajo s’ka vjedh naj herë. Më vjen keq për djalin, e kam flori. Jam penduar që nuk e kam pyetur më parë se ku i ka gjetur paratë. Nuk kishte asnjë problem tjetër. Gjendja e djalit është shumë e rënduar, edhe avokatët më thanë. Gjithmonë i dobëti e ha, ai që ka parë del” – shtoi ai.