Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Hajdarit: PS nuk është Fondacion Populli i Rrapush Xhaferrit, ka interesat e veta


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes Rudina Hajdari, e cila i kujtoi premtimet e pambajtura në Kuvend lidhur me diskutimin për listat e hapura.

Rama i tha Hajdarit se e kishtë bërë atë premtim në një kohë kur opozita kërkonte të merrte pushtetin me dhunë, ndërsa fajësoi edhe vetë Hajdarin duke thënë se kishte humbur vetë kohë me hezitimin për të firmosur për marrëveshjen.

Kryeministri theksoi se PS nuk është një fondacion, por një parti politike që në fund të ditës ka interesat e veta.

“Ju dëgjova me vëmendje zonja Hajdari, nuk mund t’i shmangem replikës, edhe pse në këtë moment do të doja të mos shprehesha publikisht. Ka një process që është ende i papërfunduar si rezultat i zvarritjes që po i bën opozita jashtëparlamentare detajimit të marrëveshjes që ju personalisht sëbashku em anëtarët e tjerë të të ashtuquajtur keni firmosur në selinë e një ambasade mike.

Është e vërtetë që unë i kam thënë ato në këtë Kuvend, unë kam detyrimin që t’iu jap shpjegimin tim, ajo që kam thënë unë ka qenë që të mos humbisnim kohë, të uleshim në një tavolinë ne dhe ju, dhe të adresonim rekomandimet e OSBE-Ohdir për të mbyllur detyrimin që buron edhe nga ajo që ka lënë të shkruar BE.

Dhe kam thënë që do të diskutojmë në një shkallë të dytë temën që ju keni në vëmëendje, ju refuzuat, se nëse do të uleshim qysh atëherë kur ata të tjerët e kishin ndarë mendjen se do ta merrnin pushtetin me dhunë, sot do të ishim duke bërë biseda të tjera, por ja që eksperienca bën të vetëm, dhe kur ajo mungon, mbrapa vjen edhe fatura. Ka një gjë në politikë, që ju nuk e menduat dhe është e pakthyeshme, ajo është koha, ju vetëm i ratë daulles dhe thatë lista të hapura, lista të hapura.

PS nuk është fondacioni i popullit, ku shkonin të gjithë te gjenerali Rrapush, PS është një forcë politike që ka dhe interesat e veta, dhe si forca më e madhe politike, ka më shumë përgjegjësi dhe ndikim më të madh në fatet e vendit. Kjo temë është në zhvillim e sipër dhe mua më vjen keq, që ju kujtoni se mund ta kaloni lumin duke i hipur kalit mbrapasht, nga një anë vini kushte pas kushtesh, dhe nga ana tjetër duke dalë përditë duke na sharë dhe duke na ofenduar.”- tha kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *