Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Tiranës liron 34 të arrestuarit e protestës së 8 Janarit


Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Seanca ndaj të arrestuarve zgjati për disa orë. Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.

Gjithashtu Prokurori i çështjes deklaroi në sallë se brenda selisë së PD-së, nuk ishte gjetur asnjë gjë e paligjshme.

Gjatë seancës Prokuroria kërkoi për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”, ndërsa për pesë të tjerë “Arrest shtëpie”, ndërsa gjykata vendosi për shumicën “Detyrim paraqitje” dhe për pjesën tjetër asnjë masë. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.

Nga 11 mbështetës të kreut të PD, Lulzim Basha për 5 prej tyre është vendosur masa detyrim paraqitje dhe për 6 prej tyre nuk është vendosur masa.

Disa nga masat:

  1. Oltion Zeneli-detyrim paraqitje
  2. Albi Peti –pa masë
  3. Arian Mezini-detyrim paraqitje
  4. Ardian Myrto-detyrim paraqitje
  5. Ylli Gosturani-pa masë
  6. Armando Alldervishi-detyrim paraqitje
  7. Vendim Demaj –detyrim paraqitje
  8. Afrim Deda-pa masë
  9. Sokol Ndreu-pa masë
  10. Orion Meta-pa masë
  11. Stivi Luku-pa masë