Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi fiton në minutat e fundit, shton presionin ndaj Napolit


Juventusi ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në kufijtë e kohës së rregullt ndaj Udinezes duke  e shkurtuar në katër pikë largësinë nga Napoli i kreut, që megjithatë ka luajtur një ndeshje më pak.

Torinezët triumfuan në fushën e tyre me një gol në minutën  e 86-të nga Danilo duke e çuar në tetë numrin e fitoreve radhazi.

Napoli luan nesër në transfertë ndaj Sampdorias e do të kërkojë me cddo kusht fitoren për të rivendosur një largësi sigurie nga ndjekësit.