Vendosni fjalën kyçe....

Ranë në pusin e ujit, ndërron jetë rrugës për në spital 38-vjeçari në Mallakastër


Ka ndërruar jetë njëri prej dy burrave, që ranë në një pus uji në Mallakastër.

Shtetasi Besnik Veliaj, 38 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku 38-vjeçari Veliaj dhe Bledar Bregu kishin hyrë për të pastruar pusin, por ishin bllokuar brenda.

Ata janë nxjerrë me shenja jete nga pusi, por Besnik Veliaj nuk ka mundur të mbijetojë.