Vendosni fjalën kyçe....

Këngëtarja trans zhvishet lakuriq e i bie pianos drejtpërdrejt në median britanike


Një artist trans u zhvesh lakuriq dhe luajti piano lakuriq në kanalin Channel 4 të Britanisë. Shfaqja e Jordan Grey filloi në të ‘Friday Night Live’ me komedianin e shndërruar, ulur në piano duke kënduar mbi të qenit transgjinor.

Papritur, ai u ngrit në këmbë, grisi rrobat dhe doli krejt lakuriq përpara spektatorëve që e duartrokisnin.

Më pas, Jordan Grey u kthye përsëri te pianoja dhe qëndroi lakuriq duke luajtur pjesën e fundit të këngës.

Pink News e quajti shfaqjen lakuriqe, gjatë së cilës Grey bëri shaka se ishte ‘më shumë se thjesht një Russell Brand femër’, një performancë tepër të fuqishme. Grey ishte interpretuesi i parë trans në The Voice në vitin 2016.

Turma e pëlqeu dhe e duatrokiti gjatë artistin. Pink News raportoi ‘njerëzit në sallë e internet ishin absolutisht të mahnitur’ nga shfaqja ikonike.

Grey është pjesë e Educate and Celebrate, një grup që ofron ‘trajnim gjithëpërfshirës’ LGBTQ+ dhe punon me fëmijët dhe adoleshentët. Grupi shkon në shkolla dhe u bën thirrje fëmijëve të thyejnë ‘heteronormalizmin’.