Vendosni fjalën kyçe....

Meta: PL do jetë faktor vendimtar për triumfin në Tiranë, Durrës e Elbasan


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideron forcën politike që drejton si vendimtare për zgjedhjet lokale.

Meta thotë se PL do jetë faktor në triumfin e “superkandidatëve” Këlliçi, Cara e Boçi në bashkitë Tiranë, Durrës e Elbasan.

Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët kudo në të gjithë Shqipërinë, nga Tropoja në Sarandë. Do të jetë sidomos një faktor shumë vendimtar për triumfin e superkandidatëve, Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës dhe Luçiano Boçi në Elbasan”-shkruan Meta.