Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në pesë numri i viktimave nga aksidenti në Fushë Krujë, ndërron jetë te Trauma 34-vjeçarja


Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur pak pas mesnatës në rrugën Milot-Fushë Krujë.

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 34-vjeçarja Rudina Haka e cila fillimisht u plagosur gjatë përplasjes së dy mjeteve.

Më herët kishin ndërruar jetë nga aksidenti 39-vjeçari Alfred Dika, drejtuesi i njëri mjet si dhe 30-vjeçari Artan Alushi, 20-vjeçari Shkumbin Brati e 16-vjeçarja Almenia Karaj, të cilët udhëtonin në mjetin tjetër.