Vendosni fjalën kyçe....

Po kryheshin punime në çati, përfshihet nga flakët fasoneria në Pogradec


Një fasoneri është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Zjarri ka rënë në fasonerinë në pronësi të shtetasit me inicialet G.G., ku shkak dyshohet se janë bërë punimet që po kryheshin në një pjesë të çatisë së godinës.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ky incident, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 31.12.2022, rreth orës 15:50, në lagjen nr. 2 Pogradec, ka rënë zjarr në një fasoneri në pronësi të shtetasit G. G. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– bën me dije Policia.