Vendosni fjalën kyçe....

Nata e Vitit të Ri/ Bota feston ardhjen e vitit 2023 (FOTO)


2023 tashmë ka ardhur në disa vende, ku në festimet e Vitit të Ri nuk kanë munguar shfaqjet me fishekzjarre.

Kombi i Paqësorit i Kiribatit ishte i pari që mirëpriti vitin e ri, i ndjekur nga Zelanda e Re një orë më vonë.

Dhe mijëra njerëz u mblodhën gjithashtu në Sydney për shfaqjen e famshme të fishekzjarreve të qytetit australian. Viti i Ri 2023 ka trokitur edhe në Japoni e Korenë e Jugut, ku qindra mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshet kryesore të qyteteve për të shijuar spektaklin.

Fishekzjarret e Sidneit nisën nga ura e portit dhe Shtëpia e Operas

Shumë u mblodhën gjithashtu për të parë fishekzjarret nën pemë në Kopshtin Botanik të Sidneit

Njerëzit ishin mbledhur herët për të gjetur një vend për të parë fishekzjarrët e mesnatës mbi Shtëpinë e Operës së Sidneit

Festimet në Zelandën e Re u shënuan gjithashtu me fishekzjarre dhe muzikë live

Në Adelaide, Australi, fishekzjarret nisën pas Ligës së kriketit “Big Bash” për meshkuj

Ndërsa ka ende pak orë përpara se Tajlanda të shënojë vitin e ri, njerëzit janë tashmë në rrugë për të festuar

Ndërkohë në Kinë, edhe pse shumë do ta festojnë Vitin e Ri Kinez pas tre javësh, disa rajone po festojnë sot

Festime me shishe vere në Bangkok, Tajlandë