Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool fiton falë dy autogolave të Leicester


Liverpooli ka arritur të fitojë ndaj Leicester në javën e 18-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Anfield” përfundoi me rezultatin 2:1.

Miqtë kaluan të parët në epërsi në minutën e pestë, pas golit të shënuar nga Kiernan Dewsbury-Hall.

Megjithatë, “Të Kuqtë” rikthyen gjithçka brenda pjesës së parë. Në fakt, të dy golat e fitores erdhën si “dhuratë” për vendasit nga Wout Faes.

Mbrojtësi belg shënoi dy autogola, në minutat 38 dhe 45 për t’ia dhuruar kështu fitoren skuadrës së Jurgen Klopp.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 28 pikë dhe renditet i gjashti në tabelë, kurse Leicesteri është i 13-ti me 17 pikë.