Vendosni fjalën kyçe....

Mos hetimi i 2 prokurorëve/ Akil Kraja: Skap-i i Partisë faktoi se po zhgërryhet përfundimisht në grazhdin e djegësve


Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Akil Kraja ka reaguar në lidhje me vendimin e SPAK-ut për mosfillimin e hetimeve ndaj dy prokurorëve të denoncuar nga gazetari Adriatik Doçi për çështjen e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediet nga selia blu, Kraja tha se PD dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim korruptiv dhe të papërgjegjshëm.

“Në refuzimin e hetimit të dy prokurorëve që kanë fshehur dokumentat e dosjes për Arben Ahmetajn dhe deklarimin se Arben Ahmetaj nuk është nën hetim, Skap-i i Partisë faktoi se po zhgërryhet përfundimisht në grazhdin e djegësve të partisë, dhe se nuk është gjë tjetër veçse një seksion i specializuar, i korruptuar dhe i lidhur me krimin e Partisë – Shtet.

Partia Demokatike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim korruptiv dhe të papërgjegjshëm të Skap-it të Partisë dhe garanton bajlozët e krimit se ora e drejtësisë mund të vonojë, por nuk harron.”- tha Kraja.

Sipas tij, ku vendim u mor me urdhër të kryeministrit Edi Rama, sepse në rast hetimi të ish-ministrit Arben Ahmetajt, automatikisht hetohet edhe ai.

Deklarata e plotë e Krajës

Skap-i në grazhdin e djegësave të partisë.

Dje me urdhër të Edi Ramës, Skap-i i Partisë arkivoi hetimin ndaj dy prokurorëve të tij të cilët kishin fshehur nga dosja e gjykimit, dokumente përvëluese të lidhjeve financiare të Arben Ahmetaj i cili së bashku me Ramën dhe Agaçin e Velinë, përbën figurën më kyçe të vjedhjes në aferën e djegësave, nga kjo organizatë kriminale të qindra milionë eurove.

Dokumentat e fshehura nga dosja ishin dëshmi flagrante që provonin lidhjen në krim të Arben Ahmetajt me Zoton dhe Gugallen e tij, lidhje të cilat Ahmetaj për të fshehur krimin i ka mohuar para kamerave duke mashtruar nën betim.

Prokurorët bashkëpuntorë të Ahmetajt me urdhër të Edi Ramës, u përjashtuan nga hetimi pasi çdo hetim i tyre nënkuptonte automatikisht hetim të Ahmetajt dhe direkt të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit dhe Erion Velisë.

Në refuzimin e hetimit të dy prokurorëve që kanë fshehur dokumentat e dosjes për Arben Ahmetajn dhe deklarimin se Arben Ahmetaj nuk është nën hetim, Skap-i i Partisë faktoi se po zhgërryhet përfundimisht në grazhdin e djegësve të partisë, dhe se nuk është gjë tjetër veçse një seksion i specializuar, i korruptuar dhe i lidhur me krimin e Partisë – Shtet.

Partia Demokatike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim korruptiv dhe të papërgjegjshëm të Skap-it të Partisë dhe garanton bajlozët e krimit se ora e drejtësisë mund të vonojë, por nuk harron.