Vendosni fjalën kyçe....

“Trump, presidenti më i madh që prej Linkolnit” – Aktori i famshëm ka një mesazh për amerikanët (Video)


Aktori i njohur i Hollivudit, Jon Voight ka publikuar një videomesazh në mbështetje të presidentit amerikan Donald Trump, për të cilin thotë se është më i madhi pas Abraham Linkolnit.

Në videon e publikuar në llogarinë e tij në Twitter, Voight u bën thirrje amerikanëve që të mos mashtrohen nga e majta në vend.

“Amerika është shembull i triumfit, është më e fortë, më e sigurt dhe me më shumë vende pune pasi presidenti ka bërë lëvizjet e drejta” – thotë ai në mesazhin e publikuar.

Kjo nuk është hera e parë që Voight u drejtohet amerikanëve nga rrjetet sociale pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në mbëështetjes të gazetares së Fox News, Laura Ingraham.

Voight është një përkrahës i hershëm dhe i hapur i presidentit Donald Trump dhe ka qenë një nga mbrojtësit më të zjarrtë të presidentit në Hollivud. Ai ka folur disa herë në ngjarje të ndryshme gjatë përurimit të z. Trump, duke përfshirë edhe gjatë koncertit të inaugurimit, gjatë së cilës ai deklaroi: “Perëndia iu përgjigj lutjeve tona”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *