Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti u bën thirrje serbëve të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës


Albin Kurti u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë, që të aplikojnë për vende pune në institucionet e Kosovës.

 “Zbrazëtinë që ekziston brenda institucioneve tona të përbashkëta pas dorëheqjes kolektive dhe kryesisht të detyruar, të disa qindra serbëve, ne nuk duam ta mbushim me shqiptarë.”– tha kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media, sipas REL.

Thirrjen e tij Kurti e bëri në gjuhën serbe.

“Prandaj, i ftoj të gjithë serbët nga Kosova që të aplikojnë për këto vende pune, veçanërisht serbët që nuk kanë pasur asnjë shans deri më tani.”- shtoi ai.

Kjo thirrje e Kurtit vjen pas tensioneve të krijuara në Veri të Kosovës, pasi shumë serbë në nëntor u larguan nga Policia, institucionet e drejtësisë dhe institucionet lokale e qendrore.Kjo pas  pakënaqësive ndaj vendimit të Albin Kurtit me rirregjistrimin e makinave me targa serbe, në ato RKS.