Vendosni fjalën kyçe....

OKB-ja merr në mbrojtje Antifa-n: Shqetësim të thellë që SHBA-të e etiketojnë si organizatë terroriste


Një postim në Twitter nga zyra e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë që merr në mbrojtje Antifa-n, ka provokuar thirrje në rrjet për të hequr financimet ndaj Kombeve të Bashkuara me akuzat se po mbron grupin.

“Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut shprehin shqetësim të thellë për një deklaratë të fundit të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve, që e përshkruan Antifa-n dhe aktivistë të tjerë antifashistë si terroristë vendas. Kjo minon të drejtat e lirisë së shprehjes dhe të mbledhjes paqësore në vend.” – shkroi në Twitter zyra e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Nuk u dha asnjë informacion i mëtejshëm se kush mund të ishin këta ekspertë, apo nëse ky ishte pozicioni zyrtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut, një organ nga i cili SHBA-të u larguan në mënyrë demonstrative në qershor të vitit 2018.

Tweet-i i pazakontë tërhoqi shpejt polemika mbi miratimin e dukshëm të OKB-së për Antifa-n, aktivistët e maskuar të së cilës janë përleshur vazhdimisht me konservatorët dhe policinë në rrugët e SHBA-ve gjatë disa viteve të kaluara, përfshirë edhe gjatë protestave dhe trazirave të fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *