Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes familjarëve në Bathore, lëndohen 4 persona


Një person me iniciale F.L. ka goditur me thikë, pas një sherri, kushëririn e tij me iniciale H.T në Bathore të Kamzës.

Nga konflikti kanë mbetur të lënduar 4 persona nga dy familjet e përfshira në sherr.

“Më datë 25.12.2022, në Bathore, në lagjen nr. 6, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushëririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”-njofton policia.