Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi për vdekje 72-vjeçarin në Dimal, policia arreston shoferin që u largua nga vendi i ngjarjes


Policia ka zbardhur një aksident të ndodhur në fshatin Polizhan të Dimalit ditën e djeshme (24 dhjetor 2022) me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari.

Policia ka ndaluar shtetasin B.D 50-vjeç pasi duke drejtuar automjetin kamionçinë tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I. Ç., 72 vjeç

Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari, i ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Polizhan.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari, i cili u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat, si rezultat i punës hetimore, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Polizhan, si dhe identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të drejtuesit të automjetit, i cili u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi

B.D., 50 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Poshnje, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas, në aksin rrugor “Berat-Ura e Kuçit”, në afërsi të fshatit Polizhan, duke drejtuar automjetin kamionçinë tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I. Ç., 72 vjeç, banues në fshatin Polizhan, Dimal, i cili po lëvizte me biçikletë”-njofton policia.