Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri shkrumbon ndërtesën në Siberi, 22 viktima


Një zjarr të shtunën në një strehë private në qytetin siberian të Kemerovës që po funksiononte në mënyrë të paligjshme vrau 22 persona, thanë zyrtarët rusë.

Raportet fillestare e përshkruan ndërtesën prej druri në qytetin 3,000 kilometra (1,900 milje) në lindje të Moskës si një shtëpi pleqsh, por Komiteti Hetimor i vendit, më vonë tha se ishte një ‘rezidencë e përkohshme për personat në kushte të vështira’.

Komiteti tha se një burrë që kishte marrë me qira ndërtesën ishte arrestuar dhe akuzuar për shkelje të rregullave të sigurisë që çoi në vdekje të shumta. Deklarata e komitetit nuk e identifikoi atë, por raportet e lajmeve thanë se ai ishte një klerik lokal.

Shkaku i zjarrit që shpërtheu para agimit nuk është përcaktuar, por komiteti hetimor tha se banorët i thanë operatorit të strehës një ditë para zjarrit se kaldaja me qymyr të ndërtesës nuk ishte duke funksionuar.

Gjashtë persona të tjerë u plagosën nga flakët që shkatërroi ndërtesën dykatëshe.