Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 14 Majit/ Meta: Këshillat Bashkiakë do të kthehen në tribuna të qytetarëve


 

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se me zgjedhjet e 14 majit, “Këshillat Bashkiakë do të kthehen në tribuna të qytetarëve”.

Ky është mesazhi që ai përcjell paraditen e sotme përmes një fotoje në rrjetet sociale.

Në fakt Meta vazhdimisht ka deklaruar se synimi i PL-së në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë pikërisht këshillat bashkiakë.

Në një konferencë për mediet ku foli për zgjedhjet lokale, ende pa u zhvilluar Primaret, Meta tha se “Nëse ka ndonjë kandidat nga partia e Lirisë që pretendon se ka aftësinë për të fituar, unë do të angazhohesha me shumë dëshirë. Por objektivi ynë janë këshillat, Do t’i kthehem parlamenteve lokale. Do të jetë më i rëndësishëm parlamenti i Tiranës sesa ai i 25 prillit. Zëri i qytetarëve të Tiranës do të dëgjohet fuqishëm.”

Synimin e tij për këshillat bashkiakë e ka përsëritur më pas vazhdimisht në takimet, deklaratat dhe prononcimet e tij.