Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrja serbe: Heqja me dhunë e barrikadave në veri të Kosovës do të ishte një sulm ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarve


Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha sot se nuk beson në një skenar në të cilin policia e Kosovës do t’i largonte me forcë barrikadat në veri të saj.

Duke folur për këtë çështje, Brnabiç sipas Tanjug theksoi se “policia e Kosovës as që duhet të mendojë t’i largojë ato me forcë, sepse kjo gjë sipas saj do të ishte sulm ndaj grave dhe fëmijëve, të moshuarve dhe edukatorëve të tyre”.

“Unë nuk besoj në një skenar të tillë. Ka mjaftueshëm sens nga ana e aktorëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha KFOR-it.”- tha kryeministrja serbe në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Sjellim ndërmend se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se barrikadat në veri të Kosovës do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.