Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Domosdoshmëri të mbështetet fermeri, braktisja e bujqësisë është bërë me plan


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ngritur shqetësimin lidhur me Bujqësinë. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se është domosdoshmëri mbështetja e prodhimit, e fermerit.

“Është domosdoshmëri që në Shqipëri të mbështetet prodhimi, të mbështetet fermeri, të mbështetet zhvillimi i qëndrueshëm i vendit. Nuk mund të jetë prioritet ekonomik ndërtimi i kullave nëpërmjet pastrimit të parave të pista.”- shkruan Meta ndërsa publikon edhe një video në një takim nga Kuçova.

Meta thotë se braktisja e bujqësisë nuk është rastësi por është bërë me plan.

“U shkatërruan familjet shqiptare dhe ky është plan shpopullimi. Nuk është rastësi. Edhe braktisja e bujqësisë është plan. Pse e mbështeska Kosova 3-4 herë më shumë se Shqipëria bujqësinë?! E mbështet Serbia me 100 Euro për hektarë, ne as me 3 Euro për hektarë! Maqedonia eksporton 4-5 herë më shumë se Shqipëria ndërkohë që është më e vogël?!”– deklaron Meta.