Vendosni fjalën kyçe....

E goditi makina në rrugën Berat-Lushnjë, ndërron jetë 72-vjeçari


Një 72-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një makinë në rrugën Berat-Lushnjë.

Viktima është identifikuar si Idajet Çobo ndërsa aksidenti ka ndodhur në fshatin Polizhan ku 72-vjeçari është goditur nga makina teksa ecte me biçikletë.

Viktima është gjetur i shtrirë në tokë nga drejtuesit e makinave të tjera të cilët kanë njoftuar policinë.

Autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa policia po përpiqet ta identifikojë.