Vendosni fjalën kyçe....

Europa po planifikon mbylljen e plotë të kufijve për shkak të koronavirusit


Komisioni Europian po planifikon të ndalojë të gjitha udhëtimet jo thelbësore në të gjithë zonën e Shengenit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen tha që ajo do t’u kërkojë liderëve që të zbatojnë masat të martën.

“Sa më pak udhëtime, aq më shumë ne mund ta përmbajmë virusin”- tha ajo, citon BBC.

Presidenti francez Emmanuel Macron pati deklaruar më herët se kufijtë e jashtëm të BE-së do të ishin të mbyllura për udhëtarët.

“Konkretisht, të gjitha udhëtimet midis vendeve jo-Evropiane dhe vendeve të BE do të pezullohen”- tha Macron në një fjalim televiziv të hënën.

Der Leyen tha se banorët afatgjatë, anëtarët e familjes të shtetasve të BE-së dhe diplomatët do të përjashtoheshin nga ndalesa, ashtu dhe punonjësit të kujdesit shëndetësor ndërkufitar dhe njerëzit që transportojnë mallra.

Masat do të jenë në fuqi për të paktën 30 ditë. Disa vende të BE-së tashmë i kanë mbyllur kufijtë e tyre, qoftë tërësisht, ose pjesërisht, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Marrëveshja e Shengenit lejon që njerëzit të lëvizin lirshëm midis vendeve të BE-së pa kontrolle kufitare. Qytetarët e shteteve anëtare të BE-së jo-Shengen do të ftohen gjithashtu të zbatojnë ndalimin e udhëtimit, përfshirë Britaninë e Madhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *