Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare këngëtari i ‘Faithless’, i njohur për hitin ‘Insomnia’


Maxi Jazz, ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare, ndërsa grupi i njohur për hitin e viteve ’90, ‘Insomnia’, nderoi ‘njeriun që ndryshoi jetën tonë në shumë mënyra’.

Në një homazh për muzikantin, emri i vërtetë i të cilit ishte Maxëell Fraser, kolegët e grupit Faithless, shkruan: “Ne jemi zemërthyer teksa themi se Maxi Jazz vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Londrën Jugore mbrëmë.”

Fraser ndau një video vetëm katër javë më parë në rrjetet sociale duke luajtur kitarën e tij, teksa zbulonte se ai po provonte të prodhonte muzikë të re.

“Këngë të reja, botë mbani vesh.” – shktoi ai.

Në mars, ai zbuloi se po luftonte me ‘çështje shëndetësore që kishin dëmtuar aftësinë për të performuar’.

Faithless është më i njohur për hitin e vitit 1995, Insomnia, i cili kryesoi hit paradën në Mbretërinë e Bashkuar dhe arriti kulmin në vendin e tretë në ishull kur u ripublikua një vit më vonë.