Vendosni fjalën kyçe....

323 sulme ndaj policisë në vitin 2020 në SHBA, oficeri: Prokurorët e politikanët bashkëpërgjegjës, bënë politika lehtësuese ndaj kriminelëve


Gjithsej 323 oficerë janë qëlluar në krye të detyrës në të gjithë SHBA në vitin 2022, 60 prej të cilëve u vranë, zbuloi organizata e policisë FOP (Fraternal Order of Police) në një raport të botuar në mesjavë.

Presidenti Kombëtar i FOP-it, Patrick Yoes, tha në një deklaratë në faqen e internetit se institucionet që nuk arrijnë të ndjekin penalisht kriminelët dhe i lirojnë shkelësit e përsëritur të ligjit jkanë bashkëpërgjegjës për vdekjet.

Sipas Yoes, vdekjet e oficerëve janë rritur me 23% nga viti 2019.

“Viti i kaluar ka qenë një nga më të rrezikshmit për policinë prej kohësh.” – tha ai, duke shtuar se kriminelët janë ‘trimëruar nga politikat e dështuara ose lehëtuese të prokurorëve dhe politikanëve cinikë’.

“Sinqerisht, është ndryshe nga çdo gjë që kam parë në 36 vitet e mia në polici.” – tha Yoes. Ai tha se kishte pasur 87 ‘sulme në formën e pritave ndaj policisë në vitin 2022, të cilat çuan në 31 viktima.

Qytetarët që i binden ligjit panë pasojat e vërteta të asaj që ndodh kur zyrtarët e zgjedhur përqafojnë politika prokriminale, lehtësojnë shkeljet e tyre dhe marrin vendime që vënë interesat e shkelësve të dhunshëm përpara sigurisë publike.

Yoes akuzoi ‘prokurorët mashtrues’ dhe zyrtarë të tjerë për dështimin ‘për të ndjekur penalisht shkelësit e dhunshëm për krimet e tyre ose edhe më keq, për lirimin e autorëve të përsëritur’.

E themeluar në vitin 1915, FOP ka më shumë se 364,000 anëtarë në të gjithë SHBA-në, sipas faqes së saj të internetit.

Grupi kritikoi demokratët, si guvernatoren e Nju Jorkut, Kathy Hochul dhe të tjerë politikanë demokratë.

Shtetet e Bashkuara kanë parë një rritje të ndjenjës antipolicore që kur protestat dhe trazirat e Black Lives Matter (BLM) goditën vendin në vitin 2020. Disa demokratë kanë propozuar që të heqin financat për policinë, një kërkesë që nxiti aktivistët e BLM-së.

FOP ka argumentuar se ‘retorika antipolicore’ nga politikanët dhe mediat gjithashtu vënë në rrezik jetën e oficerëve.