Vendosni fjalën kyçe....

Farmacistja-Bashës: Si në supermarkete, ekzistojnë lista edhe në farmaci. Qytetarët s’i blejnë dot ilaçet


Kryetari i PD-së Lulzim Basha, është ndalur në një tjetër biznes në Durrës gjatë turit të tij të prezantimit të Planit të Rimëkëmbjes.

Një farmaciste, i tregoi Bashës se gjatë kësaj periudhe 6-mujore të pandemisë janë shtuar marrja e ilaçeve me listë. Sipas farmacistes ky fenomen kishte vite që ekzistonte edhe në Farmaci, por kriza nga Pandemia e ka theksuar edhe më tepër pasi qytetarët nuk kanë mundësi t’i përballojnë ilaçet.

Basha përmendi propozimet e tij për t’i ardhur në ndihmë bizneseve me një çek 1 mijë euro si edhe ka kërkuar një rimbursim të plotë për medikamentet që blejnë pacientët me Covid.

Farmacistja tregoi se shpenzimet për paketën e plotë të ilaçeve të COVID shkojnë deri në 500-600 mijë lekë të vjetra.

Ndërsa një aparat oksigjeni shkon rreth 800 mijë lekë të vjetra.

BISEDA:

Basha: Sa vite e keni këtë farmaci?
Farmacistja: 5 vite
Basha: Është e juaja apo jeni e punësuar?
Farmacistja: Jo është e jona, me qira.
Basha: Si po ecën?
Farmacistja: Gjendja aktualisht nuk është dhe aq e mirë për shkak të pandemisë. Gjendja është e ezauruar, njerëzit nuk është se kanë mundësi të blejnë, t’i paguajnë. Recetat shkojnë disi dhe njerëzit nuk kanë mundësi t’i përballojnë. Listat nëqoftëse ekzistojnë nëpër markete, ekzistojnë edhe nëpër Farmaci. Kështu që duhet parë.
Basha: Çfarë ndihme keni marrë gjatë 6 mujorit të parë të Pandemisë?
Farmacistja: Çfarë ndihme?
Basha: Asgjë? Dhe këtu ka filluar me lista ëë?! Sa kohë ka?
Farmacistja: Gjatë gjithë kohës ka patur por Pandemia i ka shtuar akoma më shumë.
Basha: Ne kemi propozuar 1 mijë euro për çdo biznes të vogël në gjashtë muajt e ardhshëm. Nuk është mrekulli, nuk zgjidh të gjitha problemet por të paktën t’ju vijë në ndihmë për të paguar disa detyrime minimale.
Farmacistja: Do ishte gjë e mirë, sepse stoku po rritet, skadenca po rritet dhe kjo nuk është se rimbursohet. Por shpresojmë, pse jo.
Basha: Ju shisni dhe paketa të ilaçeve për trajtimin e pacientëve me Covid apo jo?
Farmacistja: Patjetër, antibiotikët po pa dyshim. Por me recetë.
Basha: Por këto janë të parimbursueshme apo jo?
Farmacistja: Jo jo, nuk rimbursohen.
Basha: Pra çdo kush që sëmuret me Covid dhe merr mjekim ambulator në shtëpi, i blen por nuk i rimbursohet asgjë. Sa shkon kostoja mesatarisht?
Farmacistja: Shifra është e lartë, në varësi të gjendjes aktuale që mund të jetë.
Basha: Shkon 500-600 mijë lekë apo më shumë?
Farmacistja: Shkon shkon, trajtimet në shtëpi shkojnë shumë shtrenjtë.
Basha: Edhe për këta kemi propozuar se kush është i sëmurë dhe trajtohet për Covid, t’i rimbursohen 00% medikamentet. I gjithë trajtimi.
Basha: Sa shkon aparati i okshigjenit?
Farmacistja: Për ta blerë, 800 euro po. Duhet patjetër një ndihmë. Të shpresojmë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *