Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet 50-vjeçari me mallra kontrabandë në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, pranga edhe doganierit


Një 50-vjeçar me iniciale F.G. është ndaluar në rrugën Kakavijë-Gjirokastër pasi gjatë kontrollit në furgonin që po drejtonte u gjetën një sasi mallrash kontrabandë, medikamente e naftë pa dokumentacionin përkatës.

Pas verifikimeve ka rezultuar se personi i kishte kaluar mallrat përmes pikës doganore të Kakavijës pa i kryer veprimet e detyrueshme ligjore.

Pas verifikimeve policie arrestoi doganierin me iniciale Th.K i cili akuzohet se ka lejuar qytetarin të kalojë mallrat kontrabandë.

Policia sekuestroi mallin kontrabandë, 3500 euro si dhe tre celularë.