Vendosni fjalën kyçe....

Digjen mjetet e dy vëllezërve në Shkodër, dëmtohet edhe një mjet i tretë


Tre makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen ‘Ndoc Mazi’ në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 e 30 të mëngjesit teksa mjetet kanë qenë të parkuara në rrugë.

Mjetet ‘Mercedes-Benz’ në pronësi të 20-vjeçarit K.D. e të vëllait, 22-vjeçarit A.D. janë djegur plotësisht ndërsa një mjet ‘VW’ në pronësi të 40-vjeçarit K.L është djegur pjesërisht.

Policia po heton nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.

Njoftimi

“Më datë 23.12.2022, rreth orës 03:25, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 automjete të parkuara në rrugë, automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. D., 22 vjeç dhe automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D., 20 vjeç (vëllezër), banues në Shkodër. Gjithashtu, është djegur pjesërisht automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër. Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”