Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se përdhunoi 10-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohet në Kakavijë adoleshenti i shpallur në kërkim


Policia e Gjirokastrës ka ndaluar në Kakavijë një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka abuzuar me një të mitur.

Sipas policisë, ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç,  dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

Adoleshenti u kap ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar.