Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm për Aldo Baren


Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren (Alfred Shkurti), ish-kreun e bandës së Lushnjës.

Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen 10 vite pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit.

Bare bëri rekurs në Gjykatën e Lartë kundër dënimit me burg përjetë. Ai vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

“U vendos: Lënia në fuqi e vendimit nr.49 datë 16/07/2012 i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në Tiranë ” – thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës së Lartë.

Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006 ndërsa ekstradimi i tij u bë në vitin 2009.
Aldo Bare është ish-efektiv i RENEA-s ndërsa njihet për drejtimin e bandës së Lushnjës nga viti 1997 deri në shpërbërjen e saj.

Ajo njihet për përplasjen me grupin e Artur Dajës që prodhoi mbi 20 viktima nga të dy krahët. pjesë e bandës së Bares kanë qenë Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Arben Dondollaku, Enver Boriçin, Enver Dondollakun, Maksim Çela, Erion Cici, Dritan Vila, Leonard Prifti e të tjerë emra një pjesë e të cilëve janë vrarë ndërsa një pjesë janë të dënuar.