Vendosni fjalën kyçe....

Rama shpërndan pamjet nga ndërtesat e reja të Kampusit të UBT-së: Me kushtet më optimale


Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkurë me pamje nga ndërtesat e reja të Kampusit të Universitetit Bujqësor në Tiranë.

Rama shkruan se tani këto godina janë me kushte optimale.

“MIRËMËNGJES  dhe me ndërtesat e reja të Kampusit të Universitetit Bujqësor në Tiranë, tani të banuara nga studentët me kushtet më optimale, ju uroj një ditë të mbarë”– shkruan Rama krahas pamjeve.

Kampus sipas qeverisë u ringrit nga e para me 8 godina të konceptuara nga arkitekti holandez Winy Mass, dhe është pjesë e Paktit për Universitetin me një investim prej 10 milionë dollarësh.