Vendosni fjalën kyçe....

Dronë, 500 persona e mbi 100 mjete në operacionin për të bllokuar tufën e 15 elefantëve që udhëtoi 500 kilometra në Kinë (Video)


Autoritetet kineze po përgatiten për më shumë dëme pasi 15 elefantë të egër të mbrojtur aziatikë kanë mbetur të bllokuar nga njerëzit dhe automjetet e vendosura për t’i mbajtur ata larg nga zonat e populluara nga njerëzit.

Tufa e nisi rrugën e saj nga një rezervat natyral në prefekturën autonome jugore Xishuangbanna Dai dhe përshkoi reth 500 kilometra për më shumë se një vit.

Të dielën, një ekip i veçantë u formua në provincën Yunnan për të mbikëqyrur tufën dhe për të shpresuar ndryshimin e drejtimit të lëvizjes.

Për këtë arsye u përdorën 14 dronë që kontrolluan lëvizjen e kafshëve. Në ekip u përfshinë mbi 500 persona e mbi 110 automjete në një përpjekje për të bllokuar rrugët dhe për t’i devijuar kafshët nga kryeqyteti i provincës, Kunming, drejt zonave rurale më pak të populluara, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Elefantët aziatikë janë një specie e mbrojtur rreptësisht në Kinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *