Vendosni fjalën kyçe....

I zuri vendin Cristiano Ronaldos, Goncalo Ramos-it i doli videoja intime në rrjet pak para ndeshjes me Marokun


Sulmuesi Goncalo Ramos pushtoi vëmendjen e medieve dhe publikut pasi u përdor si zëvendësues i Cristiano Ronaldos nga trajneri Fernando Santos në Kupën e Botës.

Portugalisë iu desh të përballej me Zvicrën në 1/16 e Kupës së Botës, kur trajneri portugez Santos bëri një lëvizje të guximshme. Ai vendosi kapitenin Cristiano Ronaldo në stol, dhe nxori në vend të tij 21-vjeçarin Ramos.

Pikëpyetje të mëdha u ngritën mbi vendimin e trajnerit nga tifozët dhe ekspertët në internet. Dhe interneti duket se është “hakmarrë” jo ndaj trajnerit, por ndaj sulmuesit Ramos.

Raportimet nga disa media portugeze filluan të vërshojnë pak para ndeshjes çerekfinale. Media kishte një video intime ku ai shihet duke u masturbuar në një dhomë hoteli. Disa media portugeze raportojnë se Ramos ia ka dërguar videon një gruaje e cila më pas e ka publikuar. Identiteti i gruas nuk dihet. Por fakti është që videoja ka dalë para ndeshjes me Marokun, çka mund të ketë ndikuar disi në performancën e tij nëse ai ishte informuar mbi këtë.

Si do të ndikojë tek ai videoja intime?

Ka pasur një tendencë në rritje të lojtarëve të rinj të futbollit që lëkunden kur bëhet fjalë për anën e tyre primare. Ata zakonisht drejtohen nga pasioni, emocionet i pushtojnë dhe përfundojnë duke u kapur në mes të skandaleve.

Incidenti sipas Sportsmanor i ka të gjitha mundësitë që të sjellë pasoja për Ramos në ditët, muajt ose vitet në vijim.

Goncalo Ramos është një lojtar i ri premtues dhe një perspektivë emocionuese për shumë klube evropiane. Megjithatë, është e paqartë se si këto zhvillime do ta komplikojnë transferimin e tij nga Benfica. Mund të ketë pasoja edhe në nivel ndërkombëtar, edhe pse Ramos vazhdoi ndeshjen kundër Marokut.