Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në një biznes te ‘Komuna e Parisit’


Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një dyqan te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës ndërsa nga shpërthimi ka pasur dëme materiale.

Dyqani ku ndodhi shpërthimi ndodhet në hyrje të rrugës ‘Komuna e Parisit’ ndërsa autori i sulmit nuk është identifikuar ende.  

Njoftimi

“Më datë 11.12.2022, rreth orës 09:30, Policia ka marrë njoftim se ishte hapur me forcë dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni”. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës.”