Vendosni fjalën kyçe....

Rusia rrit furnizimin me gaz në Kinë


Gjiganti rus i energjisë Gazprom ka rritur furnizimet me gaz në Kinë përmes tubacionit Power of Siberia dhe ka regjistruar një maksimum të ri ditor më 7 dhjetor, shkroi kompania në kanalin e saj zyrtar Telegram të enjten.

Gazprom ka rritur eksportet në krahasim me atë që ishte planifikuar më parë për dhjetor me kërkesë të Kinës, duke tejkaluar detyrimet kontraktuale ditore me 16.1%, tha kompania.

Rusia furnizon me gaz Kinën nëpërmjet tubacionit Power of Siberia, një pjesë e të ashtuquajturës East Route, sipas një marrëveshjeje afatgjatë dypalëshe mes dy vendeve.

Njoftimi vjen një ditë pasi kompania kineze e ndërtimit PipeChina raportoi përfundimin e një seksioni kyç të tubacionit të gazit natyror East Route mes dy vendeve. Ai do lejojë transportimin e gazit nga Rusia në centralin ekonomik lindor të Kinës, Shangai, sipas raportit.

Tubacioni i gazit natyror East Route u nis pjesërisht në dhjetor 2019, duke u bërë kështu tubacioni i parë që furnizon gazin rus në Kinë. Ai përfshin tubacionin 3000 km të gjatë Poëer of Siberia në Rusi dhe një seksion në Kinë që shtrihet 5111 km (3175 milje).

Tubacioni gjigant do i sigurojë Kinës 38 miliardë metra kub gaz natyror rus çdo vit duke filluar nga viti 2024. Ai është pjesë e një marrëveshjeje 30-vjeçare prej 400 miliardë dollarësh të nënshkruar midis Gazpromit të Rusisë dhe Korporatës Kombëtare të Naftës Kineze në maj 2014.