Vendosni fjalën kyçe....

Qendra Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare jep lajmin e mirë: Po kthehemi në normalitet


Më në fund vjen një lajm i mirë nga Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare. EMSC lajmëron se shkalla e pasgoditjeve të tërmeteve në Shqipëri ka ardhur duke u ulur, që pas atij me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që goditi vendin mëngjesin e së martës së kaluar.

Edhe pse nuk përjashton mundësinë e një pasgoditjeje të fortë në javët apo muajt në vijim, EMSC njofton se aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal.

 “Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”, thuhet në një njoftim të Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare.

Vetëm pak ditë më parë, EMSC kërcënoi përdoruesit e aplikacionit në celular të LasQuake, se do të bllokonte aksesin në program nga smartfonët e përdorur nga ata persona që japin informacione të rreme. EMSC sqaroi se nuk do të censurojë, por ishte e shqetësuar për informacionet e pasakta që përdoruesit e aplikacionit jepnin në opsionin për komente. Kishte madje nga ata persona që e çuan numrin e viktimave nga tërmeti në Durrës në 200.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *